Njësiti policor i Kosovës i mposhtë Serbinë, Maqedoninë e Kroacinë në garën ndërkombëtare
Në garën e sivjetme ndërkombëtare “Spartan 300”, e mbajtur kohë më parë në Qendrën Kundër Terrorizmit në Budapest të Hungarisë, njësiti policor i Kosovës (NJSI) më parë (FIT), u rangua e para në grupin e tyre, karshi njësiteve të shteteve tjera si Serbisë, Maqedonisë, Kroacisë, si dhe disa shteteve tjera me renome botërore.
Në këto gara zakonisht garojn nga 13 deri 15 shtete me njësitet e tyre elite antiterroriste policore dhe ushtarake, ku Policia e Kosovës mori pjese me njësinë e saj elitare NJSI.
Njësia Elite edhe një herë dëshmoi gatishmërinë e saj në arritjen e rezultateve pozitive dhe lirshëm mund të krahasohet me njësitet e shteteve tjera me te avancuara policore.
NJSI – është e trajnuar me metodat më të avancuara ndërkombëtare dhe është e pajisur me pajisjet, armë dhe teknologjinë më moderne.
Trajnimi i saj rrjedhë nga modulet më të avancuara botërore si dhe nga shkëmbimi i përvojave me vendet kyçe evropiane, e deri tek shkëmbimi i përvojave me (NVS ) NAVY SEALS te SHBA-ve.