Lajme

Papa Francesku: Lidhja antike e miqësisë mes Shqipërisë e Vatikanit sot është ripërtërirë

Polici i bën thirrje për të ndaluar, shoferi derdh breshëri plumbash në drejtim të tij. Papa Francesku ka pritur sot në një audiencë private një delegacion të shtetit shqitpar kryesor nga kryetari i Kuvendit z. Gramoz Ruçi së bashku me një përfaqësi të besimeve fetare shqiptare e arbëreshe.

“Shqipëri është pjesë integruese e Evropës e përmes traditave të saj më fisnike, dokumenton origjinën e qytetërimit të saj”, është shprehur Ati i Shenjtë gjatë këtij takimi. “Megjithatë ky vend, tha Papa Francesk, kërkon një zhvillim të vërtetë e të balancuar në mënyrë që brezat e rinj të mos detyrohen të zgjedhin rrugën e emigracionit duke çuar në dobësimin e forcë e aftësive të vendit që janë thelbësore për zhvillimin e saj human e civil.

“Lidhja antike e miqësie dhe marrëdhënieve mes Shqipërisë e Vatikanit sot është ripërtërirë”, tha Ati i Shenjtë duke e vlerësuar Shqipërinë si një vend me histori të lashtë e të lavdishme. Gjatë këtij takimi Papa Francesku ka përshëndetur komunittin italo-shqiptarë të arbëreshëve si dhe ka vlerësuar klimën e respektit e të nesimit reciprok që ekziston në Shqipëri mes katolikëve, ortodoksëve e myslimanëve. “E kjo bashkëjetesë fetare, është një e mirë e çmuar për vendin e për paqen ” tha ai.

Related Articles

Back to top button