Lajme

Përfundon fushata për Këshillin Kombëtar Shqiptar, fillon heshtja zgjedhore

Përfaqësuesit e listave shqiptare në Luginë të Preshevës kanë përfunduar fushatën parazgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar më 4 nëntor.

Subjektet kanë mbajtur një fushatë të qetë dhe informuese nëpër vendvotime të ndryshme të këtij rajoni ndërsa nga dita e premte 2 nëntor fillon heshtja zgjedhore, shkruan Titulli.com.

Kuvendi i përgjithshëm i këshillit Kombëtar Shqiptarë përbëhet prej 15 anëtarëve ndërsa për këto vende do të garojnë 6 lista shqiptare.

Këshilli Kombëtar Shqiptar është një institucion i themeluar në vitin 2010 për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit të simboleve kombëtare dhe përdorimit te shkrimit e gjuhës shqipe.

Related Articles

Back to top button