Presheva e gatshme për zgjedhjet e KNSH-së

Kanë filluar parapërgatitjet për zgjedhjet për Këshill Kombëtar Shqipëtar të cilat do të mbahen të dielën më 4 nëntor.
Është marrur gjithë materiali i nevojshëm për zgjedhjet, kur do të shpërndahet materiali dhe sa janë përgatitur për këto zgjedhje tha koordinatori i zgjedhjeve për Këshill Kombëtar Shqiptar z.Agim Ymeri.
Në cilësinë e koordinatorit trupi punues për komunën e Preshevës është duke i bërë dhe përgatitjet e fundit, jemi në përfundim e sipër ku është duke u përgatitur i gjithë materiali që të dielën të jetë gjithëçka në rregull, tha koordinatori i zgjedhjeve për KKSH Agim Ymeri.
Sa i përket fletëthirrjeve për votuesit z.Ymeri në këtë drejtim, tha se ftesat kanë arritur me vonesë nga vetë Komisioni Republikanë shpërndarja është bërë por ata persona të cilët nuk kanë ftesë i lus që ta bëjnë verifikimin në web faqen e ministrisë dhe më pas me një dokument identifikimi mund të votojnë.
Komuna e Preshevës në zgjedhjet për Këshill Kombëtar Shqiptar ka 23 vendvotime kurse numri i votuesve është mbi 18.000.