Lajme

Studenti nga Preshevë pyet Haradinaj ‘’Pse nuk do të bashkohemi’’

Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj pati një takim me studentët e drejtimit filozofik në Prishtinë…

Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj pati një takim me studentët e drejtimit filozofik në Prishtinë, në këtë takim të mbajtur me studentët ata kishin mundësi që drejtpërsëdrejti të bisedonin me kryeministrin Haradinaj njëkohësisht edhe ti shtronin pyetjet e tyre.

Njëri nga studentët prezent në këtë ligjëratë ishte nga Presheva i cili studion shkencat politike, ku kryeministrin Haradinaj e ka pyetur përse është kundër që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës si dhe çfarë do të ndërmerrni që të njihen diplomat e studentëve që studiojnë në Republikë të Kosovës, rtvaldi.com

Haradinaj i është përgjigjur duke thënë “Nuk qëndron konstatimi juaj që jemi të painteresuar për Preshevën. Ne jemi treguar të pazot me pasë Preshevën pjesë të atdheut.Kapaciteti jonë ushtarak s’e ka mundësu me qenë aq të zot sa me qenë në një shtet. Pra kjo dallon, është dallim mes konstatimit se a kemi dëshirë, sa vlerësojmë se kemi të drejtë, sa jemi të zot ndërsa për njohjen e diplomave z.Haradinaj ka thënë se mendojmë që një një kohë të caktuar do të ndodhë.

Gjithashtu Haradinaj është shprehur që Kosova e ka për detyrë që të siguroj si mundësitë po ashtu dhe kushtet për çdo të ri që dëshiron të studioj, rtvaldi.com

Related Articles

Back to top button