Veseli: Nëse Serbia me dëshirë na dorëzon Preshevën e marrim me kënaqësi, por nuk ka shkëmbim teritoresh
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se Prishtina do të donte “ta merrte Preshevën nëse Serbia me dëshirë do ta ofronte”.
“Nëse Serbia dëshiron që me dëshirë të dorëzojë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin, ne me kënaqësi të madhe do t’i merrnim ato. Megjithatë, jo nëpërmjet shkëmbimit të territorit”, ka thënë Veseli.
Ai shprehu shpresë për arritjen e një marrëveshjeje brenda kornizës së dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Ne jemi të gatshëm, por pozicioni ynë është i qartë: një Kosovë unike, të pandarë, brenda territorit të saj, pa Bashkësisë së komunave serbe me kompetenca ekzekutive, ashtu siç është përshkruar nga Gjykata Kushtetuese”, tha Veseli.
Ai vuri në dukje se Kosova është e gatshme t’i japë fund konflikteve me Serbinë dhe të gjejë paqe të qëndrueshme.