Lajme

Aktivisti për të drejtat e njeriut nga Presheva Valon Arifi, i drejtohet gjykatës Kushtetuese, stacioni policor në Preshevë po shkel Kushtetutën

Valon Arifi, aktivist per te drejtat e njeriut nga Presheva i njohur edhe si ndër të vetmit zë kritikë,ndaj shumë padrejtësive që po i bëhen qytetarëve të Preshevës nga institucione të ndryshme lokale e republikane,ditë më parë ka filluar procedurën për të dërguad në Gjykatën Kushtetuese veprimet e padrejta,sipas tij,të stacionit policor të Preshevës.
“Askund në asnjë qytet të Sërbisë,nuk ndodh që stacioni policor, të veproj pa vendime të gjykatës për kundervajtje ose edhe pa dijenin e tyre të ndermarrin veprime të padrejta,siq ndodh tek ne. Falë USAID’it amerikan, sot Ministria e Drejtësis u mundëson qdo qytetari të Rep.Sërbisë të informohet për “obligimet e pa kryera” ndaj gjykatave,ku fare mirë shihet vlera por edhe të drejtat e qytetarit i cili mundë te ketë obligime të pa shlyera për kundërvajtje” thekson Valon Arifi,derisa në kushtetuese Valoni kërkon që të ndalohen padrejtësit qe i bëhen qytetarëve të Preshevës,mbase siq ai thot,për shkak të mos informimit me ligjin.
“Ajo për qfarë unë kam reaguar,dhe po i nxjerr para gjykatës kushtetuese,janë veprimet e pa drejta,diskriminuese,antikushtetuese dhe kundër të drejtave të njeriut,kundër lëvizjes së lirë të qytetarëve, të stacionit policor të Preshevës” thotë Valoni.

“Sipas ligjit për komunikacion,rrespektivisht ligjit mbi obligimet financiare për gjobat e kundërvajtjes, cili do qytetar,i cili i përgjigjet ftesave të gjykatës për kundërvajtje,njëherit nuk e kundërshton gjobën,shërbyesit policor nuk kanë të drejt,njëherit me vendim të nëntorit të 2016,gjykata kushtetuese e Rep.Sërbisë e ka nxjerr si anti kushtetuese,ndalesën e atyre personave neper pikë kalime kufitarë,gjë e cila sot po ndodh me qytetarët e Preshevës ne pikë kalimin administrativ Sërbi – Kosovë,Muqibabë. Duke e parë që ky veprim i tillë i stacionit policor të Preshevës nuk po ndalet, kam vendosur që ti drejtohem gjykatës kushtetuese,ngjitur edhe faktin,që në asnjë qytet tjetër të Sërbisë, nuk nodhë, që shërbyesit policor,për gjobë të kundërvajtjes të kërkojn qytetarin e Rep. së Sërbisë (vendor) nëpër qytet,duke u nisur nga fakti,i lirive elemtentare të të drejtave te njeriut,garantuar edhe me kushtetutën e Republikës së Sërbisë, që gjoba për kundërvajtje nuk përbën rrezikshmëri për askë,dhe se nuk ka të drejt askush,e as stacioni policor në Preshevë të i “barazoj” gjobat për kundërvajtje me “të pandehurit” me vepra penale” dhe si rrjedhoj me bashkë aktiviste të drejtave të njeriut nga Sërbia,kemi angazhuar zyre avokature nga Beogradi,që këto veprime të stacionit policor të Preshevës te ndalen” përfundon Valon Arifi,aktivist për të drejtat e njeriut nga Presheva.
Sipas statistikave të organeve të ndryshme, në Republikësn e Sërbisë 2/3 e gjobave për kundërjavtjeve vjetërsohen (sipas ligjit lëndët për kundërvajtje,duke qenë veprime të papërgjegjëshme por jo krim,ato vjetërsohen),kjo mbase edhe për shkak të gjendjes socio-ekonomike të qytetarëve të Sërbisë,derisa në Preshevë është krejt e kundërta,3/4 e gjobave,qofshin edhe shumë të larta,qytetarët e Preshevës i kryejn kundrejt institucioneve përkatëse.
“Realisht,nëse stacioni policor veprime të këtilla,kanë bërë edhe me mua,që mbase edhe ata janë të “mirëinformuar” me krejt aktivititetin tim personal,në mbrojtje të së drejtës universale,imagjinojeni qfarë mundë dhe si mundë të veprojn,me qytetarin e painformuar ndaj ligjieve në Sërbi,ndaj edhe kam inicuar këtë veprim,më shumë se për vete,për qytetarët tjerë,të cilët mbase edhe nga mosinformimi i nënshtrohen padrjetësive të përditshme që ndodhin në qytetin tonë. Jemi në prag të vitit 2019,rajoni e veqenarisht Republika e e Sërbisë po pretendon hyrjen në Bashkimin Europian,padrejtësi të tilla nuk duhet tolerojm,mbase dikush duhet ta thotë hapur,kohët kanë ndryshuar, dhe mentaliteti i viteve te 90’ta nuk ka më vend në rajonin tone,dhe kushdo që e mendon të kundërtën,do na ketë përball ne,që po e themi hapur kudo nëpër rajon,Beograd,Prishtine e Tirane “Nuk ka frike,nuk ka dorëzim” (Nema straha,Nema predaje”) është shprehur në fundë Valon Arifi nga Presheva, i cili ndryshe pranon se tashmë nuk do të ndalet përball atyre,që ai i quan “jo profesional e të korruptuar” brenda institucioneve lokale,përfshirë dhe stacionin policor në Preshevë.
“Shërbyesit policor janë në shërbim të qytetarëve,ka kaluar koha,kur ato kanë qenë dhunes,ndaj le të harrojn që në vitin 2019,mundë të sillen sikur gjatë viteve të 90’ta”.

Related Articles

Back to top button