Asfaltohet rruga në Malësi të Preshevës (Video)
Ka filluar asfaltimi i rrugës në Malësi të Preshevës, asfaltimi i kësaj rruge është bërë pasi që banorët e Malësisë kryesisht ata të bashkësisë lokale Ilincë dhe Buhiq me vite të tëra kanë pritur që të bëhet një gjë e tillë.
Kjo rrugë e cila lidhë dy bashkësitë lokale Ilincë dhe Buhiq lidhë dhe dy fshatra të tjera të Malësisë fshatin Maxhere dhe Ranatoc.
Punimet në këtë rrugë kanë filluar kohë më parë mirëpo sot ka filluar të bëhet dhe asfaltimi i shtresës së parë.
Ekipi i Televizionit Aldi përcolli për së afërmi përderisa po bëhej asfaltimi i kësaj rruge ku dhe në sytë e banorëve të këtyre dy bashkësive lokale shihej një gëzim i madh pasi që më në fund një ëndërr e tyre e kahmotshme po realizohej.
Ndërsa për të parë punët në terren doli udhëheqësi për punë komunale ndërtimore dhe banesore z.Xhelal Hasani ku dhe u prononcua për televizionin tonë duke treguar për nevojën e katmotshme të banorëve të Malësisë dhe për rëndësinë e saj.
Ky është plani investim me vlerën më të madhe sa i përket investimeve në Malësi të Preshevës, me këtë investim që po bëhet po përmirësohet dukshëm jeta e banorëve të Malësisë së Preshevës duke i krijuar dhe kushte më të mira jo vetëm infrastrurore por dhe në aspektet të tjera pasi që një infrastrukturë e mirë ndihmon në zhvillimin e bizneseve të ndryshme tha për Televizionin Aldi z.Hasani.
Banorët e dy bashkësive lokale falënderuan pafundësisht pushtetin aktual me asfaltimin e kësaj rruge duke shprehur kënaqësinë e tyre si të nevojshme po ashtu dhe të qëlluar.
Shuma që mbulon kjo rrugë është 103 milion dinarë ndërsa punëkryesi është kompania vendore ‘’Saba Bellça’’.