Berisha sulmon Hashim Thaçin dhe Baton Haxhiun: Të dy agjentë dhe argatë të “Serbisë së Madhe”
Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin e ka quajtur një “argat të Serbisë në Prishtinë”.
Në intervistën dhënë për televizionin T7 të Kosovës, Berisha tha se Thaçi është duke ndjekur axhendën e Serbisë së Madhe me idenë e tij të ndarjes së Kosovës.
“Askush nuk është dakord me Thaçin për këtë ide.
Kjo ide është plan i Serbisë dhe nuk duhet të përkrahet nga askush.
Thaçi ka qenë komandant i UÇK-së? Kjo s’ka rëndësi. Njerëzit gjykohen nga veprimet e tyre në vazhdimësi.
Në këto momente ai është duke zbatuar pikë për pikë agjendën e Serbisë për ndarjen e Kosovës” – tha Berisha.
Por Berisha nuk la jashtë akuzave edhe gazetarin Baton Haxhiu të Klan Kosovës.
“Baton Haxhiu është kryesori në këtë proces.
Ai e është duke ndihmuar Thaçin për idenë e ndarjes së Kosovës.
Batoni është mbështetësi kryesor në krejt këtë proces.
Tashmë Thaçi ka edhe mbështetje mediatike sepse Klan Prishtina (Klan Kosova) është kthyer si Tele Beogradi” – tha Berisha.