Lajme

Bizneset private – 1200 euro donacion për fëmijët me nevoja të veçanta (Video)

Tre biznese private nga komuna e Preshevës i kanë dhuruar një donacion prej 1200 eurove për fëmijët e Qëndrimit ditor, me të cilat kanë blerë veshje.

Këta fëmijë të shoqëruar nga familjarët e tyre sot janë duke bërë përzgjedhjen e rrobave të cilat janë donacion nga tre kompani private nga komuna e Preshevës.

Janë ”Vlora.com”, ”Altini ingenering”, dhe kompleksi ”Oaza” të cilët i kanë dedikuar këtë donacion prej 1200 eurove 28 fëmijëve me nevoja të veçanta të cilët vijojnë mësimin në Qëndrimin ditor në Preshevë.

Nën asistimin e edukatoreve dhe familjarëve secili prej tyre kishte mundësinë që të bënte përzgjedhjen e rrobave sipas shijes së vet.

Drejtori i Qendrës për punë sociale në Preshevë z.Liridon Latifi ka mirëpritur këtë iniciativë të tre biznismenëve nga komuna e Preshevës duke e cilësuar si një iniciativë të mirë dhe shumë të qëlluar.

Poashtu falënderoi dhe dy kompani të tjera siç janë ”Saba Bellça” dhe ”Fluidi” të cilët kanë dhuruar pako për fëmijët e Qëndrimit ditor.

Drita Kamberi psikologe në ”Qëndrimin ditor” tha që sot ndodhemi në butikun ”Take Five” ku fëmijët nën shoqërinë e familjarëve të tyre po zgjedhin rrobat për vete, të cilat janë donacion nga tre kompani private nga komuna e Preshevës.
Për të na ururar festën e Vitit të ri këtë gjë e bën edhe vetë fëmijët e ”Qëndrimit ditor” disa prej të cilëve edhe falënderuan iniciativën e për këtë donacion.

Një iniciativë e tillë është e mirëpritur gjithmonë si nga fëmijët poashtu edhe nga vet kolektivi i ”Qëndrimit ditor” ku vlenë të theksohet që ditëve të fundit ka pasur mjaft iniciativa të tilla humanitare.

Related Articles

Back to top button