Burdushi mbetet pa asgjë, i sekuestrohet e gjithë pasuria
Prokuroria e Prizrenit i ka sekuestruar mjekut popullor, Hysri Peqani – Burdushi, pasuri në vlerë prej 3 milionë eurosh. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express prokurori Petrit Kryeziu.
Sipas Prokurorisë, ngrirja e përkohshme e aseteve dhe sekuestrimi është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të pandehurit Hysni Peqani.
“I njëjti gjendet nën masën e paraburgimit, me ç’rast janë ngrirë dhe sekuestruar: Objekt për afarizëm me sipërfaqe prej 530 m²; Ngastra kadastrale së bashku me objekt afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej 95 m²; Dy shtëpi banimi me lokal afarist dhe me objekte të tjera përcjellëse me sipërfaqe prej 3270 m²; Dy shtëpi banimi me objekte të tjera përcjellëse me sipërfaqe prej 3256 m²; Lokal me sipërfaqe prej 174 m²; Lokal me sipërfaqe prej 92 m²; Veturë e tipit “Audi A7” viti i prodhimit 2018; Veturë e tipit “Land Rover” viti i prodhimit 2018; Veturë e tipit “Renault Megane” viti i prodhimit 2018; Veturë e tipit “VË Touran” viti i prodhimit 2016; Veturë e tipit “VË Golf” viti i prodhimit 2009.
Shuma e përgjithshme e aseteve të ngrira dhe të sekuestruara në këtë rast arrin vlerën rreth 2 milionë e 600.000 euro”, thuhet në komunikatë.
Për këtë rast, do të vazhdohet me procedurë hetimore, me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të rrethanave lidhur me këtë çështje.
Për këtë rast, Prokuroria ka ngritur aktakuzë dhe lënda është në gjykim. Gazeta Express ka raportuar në vazhdimësi për rastin “Burdushi”. Momentalisht mjeku popullor po mbahet në paraburgim.