Lajme

Çka fshihet nga e kaluara historike në Luginë e Preshevës

Nëpër pjesën qendrore të Fushës së Miratocit e cila shtrihet prej Krrusë së Preshevës në veri deri te kufiri me Maqedoninë në Jug me gjatësi prej 5 kilometra rrjedh lumi Bajka. Në rrafshinat aluviale të kësaj Lugine lumare shumë të bukur, kalojnë rrugët transballkanike: Hekurudha, xhadja a vjetër dhe autostrada.
Këto rrugë shfrytëzohen që nga rruga antike e deri në ditët e sotme. Këto tri rrugë dhe lumi Bajka kanë drejtim meridianal veri-jug. Në drejtim të tërthortë të tyre lindje-perëndim në të dy anët e lumit Bajka shtriheshin katunde të cilat kishin qenë të banueshme në periudhën e Luftrave austro – turke (1690-1739).
Sot në pjesën e fushës “Kalldërma e Fezllahit”, “Kalldërma e Xhelepit”, “Gurishta” dhe më gjerë shtrihet lokaliteti arkeologjik i regjistruar nga entet arkeologjike të Serbisë. Sipas tyre, lokaliteti “Kisha” është Nekropole e periudhës romake.
Rrreth e përqark lokalitetit të Kishës në hapsirë prej Kalldërmës së Xhelepit në perëndim deri te Livadhi i Lilës në lindje.
Prej gurishtes në veri e deri te Krekëza në jug në sipërfaqe prej 2-2.5 km2 shtrihet hapsira ku hasëm gjurmë që dëshmojnë për jetesën e njerëzve në këto vise dhe ekzistimin e këtyre dy katundeve.
Në lokalitetin e gurishtes në veri janë varreza krishtere, 500 metra më në jug të lokalitetit Varret e Turqve gjenden varrezat muslimane. Të dy këto grupet të varrezave numerikisht janë më të pakta për dallim prej varrezave të lokalitetit të Kishës ku numerikisht këto varreza janë më të numërta.
Varrezat muslimane janë që nga fundi i shekullit 15 dhe fillimi shekullit 16. Në këtë periudhë (me 1519), tërë Kazaja e Preshevës numëronte 2o familje të besimit musliman, 11 prej tyre jetonin ne Banjkë, 6 ne Rahovice dhe 3 ne Presheve.
Këta besimtarë musliman kishin një xhami të përbashkët. Besohet se kjo ishte xhamia e Tabanocit, ku sot është në rrënim e sipër.
Supozoj se, Xhamia e Tabanocit është njëra ndër xhamitë më të vjetra në teritorin e ish Jugosllavisë ndosha edhe në Gadishllin Ballkanik.
Mendohet se është ndërtuar nga tregtarët aziatik para ardhjes së osmanlinjeve.Keto tre grupe te varrezave shtrihen nga veriu në drejtim të jugut, paralelisht me autostradën. Gjatë realizimit të punimeve në autostradë si në të kaluarën edhe tani dëmtuar relativisht shumë.
Varrezat janë të murosura në të katër anët me gurë. Kanë shtrojë dhe mbulojë prej rrasave të gurëve ose pllakave të qeramikës. Janë në pozitë, këmbët nga lindja ndërsa kokën kah perëndimi, janë varreza katolike.
Të dhënat informative mbi historinë e kësaj nekropole i kemi lexuar edhe në shkrimet e autorëve të ndryshëm të shkollës së Beogradit dhe Shkupit si: Trifunovski, Haxhivasileviqi, Stojanovski etj.
Po përmendim një detaj nga autorët shqiptar. Pjetër Bogdani, kryeipeshku i Shkupi i dërgoi Romës një raport në vitin 1662 në të cilën thotë se “Bërthamën e pjestarëvetë besimit katolik në Serbi e përbëjnë shqiptarët. Nga kjo mund të përfundojmë se popullsia e këtyre katundeve ishte shqiptare e të dy besimeve e jo popullsi serbe e turke si pretendojnë të tjerët.

Shkruan: prof. Sami Agushi

Related Articles

Back to top button