Dogana e kap një kosovar duke kontrabanduar mallëra serbe, i kapen 1072 litra Coca Cola
Zyrtarët Doganorë të Kosovës kanë arritur të kapin një furgon të ngarkuar plotë me pije jo-alkoolike që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia, transmeton gazetametro.net
Sipas një njoftimi, rreth orës 11:00 njësitet e Doganës kanë ndaluar një veturë për kontroll të detajuar e drejtuar nga një shtetas kosovar/shqiptar, ku gjatë kontrollit janë gjetur të ngarkuara sasi të madha të pijeve jo alkoolike si në vijim:
Coca cola 1072 litra
Fanta 160 litra
Shweppes 60 litra
Siç njofton dogana, malli nuk kishte asnjë dokumentacion dhe i njëjti është me origjinë nga Serbia. Pra, dyshohet të jetë kontrabanduar.
Kështu vetura dhe mallrat janë konfiskuar deri në përfundimin e procedurës kundërvajtëse.
Dogana fton të gjithë qytetarët që hasin këso mallra të lajmërojnë institucionet pasi që, përveç që janë të kontrabanduara, nuk kanë të kaluar asnjë kontroll në aspektin e cilësisë.