Lajme

E Uron E Gjithë Serbia: Ky Është Anesteziologu Shqiptar Që Ia Shpëtoi Jetën Foshnjës Serbe (Foto)

Mediat serbe vazhdojnë të raportojnë për foshnjën serbe të shpëtuar nga KFOR-i, e cila me helikopter u bart nga QKUK (Prishtinë) për në spitalin e Beogradit.Por, përveç KFOR-it, del të jetë një heroi tjetër në shpëtimin e Dimitrit, 20 ditësh. Bëhet fjalë për anesteziologun shqiptar, Muharrem Morina, i cili punon në QKUK.“Muharrem Morina, 48 vjeçar, anesteziolog nga Prishtina, e ka shpëtuar bashkë me pjesëtarët e KFOR-it vogëlushin Dimitrij Nedeljkoviq, i cili për shkak të infeksionit të zemrës me helikopter të KFOR-it është dërguar në Beograd”, shkruan gazeta serbe “Blic”, transmeton lajmi.net.“Siç kanë thënë prindrit e vogëlushit i cili për 20 ditë kishte infeksion në zemër, Muharrem Morina ishte anesteziologu i vetëm në Prishtinë që pranoi të ishte në helikopter me rastin e bartjes së foshnjës së tyre”, shkruan “Blic”.

“10 vitet e fundit punoj si anesteziolog. 50 herë kanë shkuar me vetura të spitalit për Beograd apo Nish kur në pyetje ishin jetërat e shqiptarëve, derisa gjashtë herë kam shkuar me serbë. Mirëpo, kjo ishte hera e parë që shkoja me helikopter. Përveç kësaj, pacient ishte bebja 20 ditëshe”, ka treguar Morina.“Prindërit e Dimitrit erdhën tek unë dhe me luten që t’ua përcjellë djalin. Edhe pse fillimisht kisha frikë nga udhëtimi me helikopter, e pranova lutjen. E mora mendimin e neonatologut në Prishtinë për barjen e vogëlushit dhe u nisa për Beograd”, tregon ai.Ai thotë se në qiell nuk kishte kohë për frikë, dhe se tërë kohë ka menduar për shëndetin e Dimitrit, shkruan lajmi.net.“Për mua nuk kishte rëndësi kombësia e pacientit tim. Gjithë kohë isha i fokusuar tek vogëlushi, pasi që në helikopter nuk kishte rrymë. Helikopteri amerikan ka misione tjera, kështu që u detyruam ta ndezim inkubatorin”, kujton Morina.

Related Articles

Back to top button