Lajme

Fqinjët në Ferizaj nuk munden të merren vesh për ujërat e zeza

Oborri iu eshte mbushur me ujera te zeza per shkak bllokimit te kanalizimit pertej shtepise se tij, Izja Murseli qe jeton ne rrugen Ndre Mjeda ne Ferizaj thote se eshte duke u perballur me kete situate qe 5 muaj.

Kanalizimi qe ishte bere para 10 viteve u bllokua nga fqinji i Murselit Imer Mehmeti, ky vendosi qe ta ndertoje nje shtepi ne pronen e tij ne nje pjese te cilen ishin vendosur gypat per ujrat e zeza.

Por ne nje hise tjeter vazhdon te jete gropa skeptike ku duhet te derdhet kanalizimi pasi te i nderrohet kahja. E aty ujrat kurrsesi nuk vin ndryshe pa kaluar ne pronen e nje banori tjeter te lagjes Ramadan Halitit. Per ta leshuar token e tij ky po kerkone kompenzim nga fqinjet.

Related Articles

Back to top button