Lajme
Me rastin e ndërrimit të motmoteve, kryetari Arifi takohet me punëtoret e Administratës komunale
Pas një viti me shumë angazhime, sot përfunduam vitin 2018 bashkë me punonjësit e administratës komunale.
Falënderim të përgjithshëm për të gjithë punëtorët, në veçanti për ata të cilët u dalluan në përmbushjen e synimeve të Administratës sonë.
Për vitin 2019 i njoftova punëtorët e Administratës se do të punojmë në përmirësimin e kushteve të punës në ndërtesën e komunës, ku kemi parashikuar të bëjmë disa ndërhyrje, si në objekt, poashtu edhe në riorganizimin e brendshëm të hapësirave, të gjitha këto për të ofruar shërbime më cilësore qytetarëve të komunës sonë.
Në fund, u urova të gjithë punonjësve vitin 2019, duke ju dëshiruar shëndet të mirë dhe një vit të mbarë e të suksesëshëm për të gjithë.