Mr.sc.Gafur Hyseni, drejtori i parë i licencuar në fushën e arsimit në Luginë të Preshevës
Pas një afati pesë vjeçar, që kur filloi vlerësimi ekstern i institucioneve arsimore dhe edukative në Republikën e Serbisë, vendoset që definitivisht të aprovohet Rregullorja për programin e trajnimit dhe dhënien e provimit për licencë të drejtorëve të institucioneve arsimore dhe edukative, e publikuar në ,,Fletorja zyrtare RS“, nr.63 të 17 gusht 2018.Gjatë procesit të vlerësimit ekstern të institucioneve arsimore dhe edukative është konstatuar se te një numër i konsideruar i drejtorëve të shkollave kishte mangësi apo mospërfillje të kritereve bazë të menaxhimit profesional të institucioneve që i udhëhiqnin.
Nga dita e publikimit të rregullores në fjalë, çdo drejtor i institucionit parashkollor, shkollor dhe atij të mesëm, është i obliguar që në afat dy vjeçar t’i nënshtrohet provimit për licencim paraprakisht , duke iu nënshtruar programit për trajnim profesional me një fond të caktuar orësh, varësisht nga nota vlerësuese e vlersimit ekstern ose statusi fillestar në rolin e drejtorito të shkollës, në të kundërtën e humbë të drejtën e menaxhimit në institucionin që e drejton.
Me këtë Rregullore parashihet: programi i trajnimit në harmoni me standardet e kompetencave të drejtorit, programi i provimit, mënyra dhe procedura e dhënies së provimit, përbërja dhe mënyra e punës së komisionit ministror para të cilit i nënshtrohen provimit për licencë drejtori e tj.
Paraprakisht, çdo kandidat pas realizimit të trajnimit profesional prej 16 deri në 104 orë gjegjësisht prej dy deri në 13 ditë trajnimi.Kjo kohëzgjatje e trajnimit varet nga përvoja e kaluar në postin e drejtorit dhe nga nota e dalur nga vlerësimi ekstern.
Kushtet dhe procedurat e parapara me rregulloren në fjalë për t’iu nënshtruar provimit për licencim, i pari dhe i vetmi që i kishte plotësuar ishte, drejtori i Shkollës fillore ,,Abdullah Krashnica” në Miratoc, Mr.sc.Gafur Hyseni.Shkolla, që në vitin 2013 ishe vlersuar me noten më të lartë të mundshme 4 dhe njëherit ishte një ndër 5 shkollat më të mira të vlersuara në Serbi , më 27 janar 2014 iu nda çmimi më i lartë që jepet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik në Serbi.
Drejtori i Sh.f ,,Abdullah Krashnica” në Miratoc, Mr.sc.Gafur Hyseni, programin interaktiv të trajnimit të nevojshëm prej 16 orësh e kishte ndjekur në nëntor të vit 2017, pastaj kishte përcaktuar temën e hulumtimit shkencor dhe përgatitjen e portofolios së drejtorit të shkollës, krejt këto të bazuara në planin zhvillimor të shkollës, vetëvlerësimit të shkollës dhe në standardet e kompetencave të drejtorit të shkollës.Saktësisht, dje më 03.12.2018, në ora 16.00, në lokalet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik në Beograd, iu nënshtrua provimit për licencë të drejtorit të shkollës.Fillimisht kishte mbrojtur me sukses punimin hulumtues të karakterit shkencor me temën: ,,Mardhëniet mes peshës së çantës dhe peshës së nxënxënësit prej klasës I –IV në shkolla fillore.Në vazhdim i përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga komisioni ministror të bazuara në tri detyra parësore që dalin nga obligimet, detyrat dhe përgjegjësit e drejtorit dhe së fundi arsyetimi i kompetencave të realizuara duke i arsyetuar me faktet e grumbulluara në protfolio për të gjitha rezultatet e arritura në procesin edukativ dhe arsimor.Na gëzon fakti se, drejtori, Gafur Hyseni ishte një nga 20 drejtorët e parë në Republikën e Serbisë që me sukses të plotë kaloi provimin për licencim dhe është drejtori i parë i licencuar në Luginë të Preshevës.