Muamer Zukorliq i gatshëm për të ndihmuar shqiptarët në realizimin e kërkesave karshi Serbisë
Pozita e shqiptarëve në Serbi nuk dallon shumë nga ajo e boshnjakëve ka thënë sot në deklaratën për media kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi pas takimit të përbashkët që kishte me deputetin popullorë të komunitetit boshnjak, Muamer Zukorllic.
Arifi ka shprehur gadishmërinë e pushetit lokal që në të ardhmen të realizojnë ura bashkëpunimi për realizimin e të drejtave të pakicave shqiptare e boshnjake. I pari i Preshevës ka falemderuar deputetin Zukorrliq për ato që ka bërë për preshevarët duke hapur degën e Universitetit dhe duke mundësuar nostrifikimin e diplomave të studentëve vendës. Deputeti boshnjak në Parlementin e Republikës së Serbisë, Muamer Zukorlliq është shprehur falemderues për takimin që pati me kryetarin Arifi sepse ky personalitet është i vetmi në këto troje që grumbullon shumicën e konsideruar të të rinjëve.
Zukorlliq në deklaratën publike ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimet që tani kanë krijuar me të parin e Preshevës sepse e ky njeri është një kryetar i edukuar në Evropë dhe i liruar nga mentaliteti post- komunist. Deputeti boshnjak në Parlementin e Republikës së Serbisë, Muamer Zukorlliq ka shprehur gadishmërinë e pa rezervë për të ndihmuar shqiptarët në realizimin e kërkesave të tyre karshi Serbisë.