Muhamedi a.s. ka paralajmëruar para 1450 vitesh për ngjarjet që po ndodhin në kohën tonë
Omeri r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut savs, ka thënë:“Do të vijë një kohë kur njerëzit do të kenë formë njerëzore, por zemrat do t’i kenë si të ujqërve.Do të shkaktojnë gjakderdhje, dhe nuk do të ngurrojnë nga e keqja që e bëjnë! Nëse ua jep besën për besnikëri do të mashtrojnë, nëse të drejtohen do të gënjejnë, nëse ju beson do të presin në besë, ndërsa kur nuk je me ta të përflasin të përgojojnë.Fëmijët do t’i kenë të pacipë, rinia do të jetë e devijuar, ndërsa të vjetrit e tyre do të jenë të pamoralshëm nuk do të urdhërojnë për të mirë as nuk do të largojnë nga e keqja.
Qëndrimi me ta është poshtërim, ndërsa kërkimi prej tyre diçka që është e tyre është varfëri! I miri në mesin e tyre është i humbur, ndërsa i humburi në mesin e tyre është i mirë!Suneti për ta është bidat, kurse bidati për ta është sunnet. Në mesin e tyre, ai që urdhëron në të mirë është i dyshimtë, kurse fasiku (mëkatari) është njeri i ndershëm, e besimtari është i shtypur!Kur njerëzit të fillojnë të sillen në këtë mënyrë, Allahu do të bëjë që mbi ta të sundojnë ata të cilët nëse diçka flasin do t’i vrasin, nëse heshtin do t’i shfrytëzojnë, do t’ua marrin atë që fitojnë dhe do të veprojnë padrejtësisht derisa mbi ta sundojnë!”