Lajme

Në Ferizaj e rrah gruan se ia vonoi çajin

Mos shërbimi i çajit në kohë ishte arsyeja për sulm ndaj gruas së tij nga i pandehuri J.K, nga Ferizaj që sipas prokurorisë e kishte kapur për flokë duke e goditur për lavamani me kokë.

Për këtë rast, Prokuroria Themelore në Ferizaj gjatë ditës së sotme ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit J.K për lëndim të lehtë trupor ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas aktakuzës deri te ky sulm ka ardhur për shkak se e dëmtuara në ditën kritike derisa kishte qenë duke i shërbyer çaj të pandehurit e njëkohësisht duke përgatitur mëngjesin për fëmijët, nuk kishte arritur që ti shërbej në kohë të pandehurit, me ç ‘rast të njëjtës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka ngritur edhe një aktakuzë për veprën penale kanosje, ku edhe në këtë rast, viktimë është një grua.

Në rastin e kanosjes sipas aktakuzës, i pandehuri B.H, e ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij, përmes telefonit me fjalët “Ma parë ka me ti myt fëmijët këtu e pastaj ka me ardhë atje kam me të myt edhe ty”, të cilat fjalë kanë shkaktuar frikë dhe ankth tek e dëmtuara, ku me këtë rast ka kryer veprën penale kanosje.

Në të dyja rastet, Prokuroria Themelore në Ferizaj, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Ferizaj, që të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe të i shqiptojë një sanksion penal të paraparë me ligj.

Related Articles

Back to top button