Në fshatin Ashanët po realizohen punimet në trasimin e shtratit të lumit të fshatit

Tek Ashanët po realizohen punimet në trasimin e shtratit të lumit të fshatit
Në fshatin Ashanët kanë filluar punimet në trasimin e shtratit të lumit në gjatësi prej 1.3 km.
Trasimi i shtratit të lumit konsiston në pastrimin e mbeturinave dhe hapjen e shtratit sipas projekt-dokumentacionit teknik, i cili është hartuar këtë vit.
Ky intervenim realizohet si fazë përgatitore për rregullimin e shtratit të lumit, për të cilin Komuna e Preshevës do të aplikojë tek IPA fondet për realizimin e këtij projekti.
Realizimi i këtij projekti, mundëson eliminimin e deponive të egra përgjatë shtratit të lumit, që deri më tash fshatarët e kanë përdorur për hudhjen e mbeturinave.
Në këtë mënyrë fshatit Ashanët përveç zgjidhjes së problemit të qarkullimit të ujërave atmosferike, njëherit i krijohen kushtet për kyçje në sistemin e menaxhimit të mbeturinave në kuadër të NP Moravica.