Lajme

Në Preshevë po instalohen gjykatës serbë

Ne konkursin e hapur per gjyqtarë nga Keshilli i Larte Gjyqesorë ne Serbi ne gjykaten per kundervajtje ne Presheve, i cili ka qene i hapur nga 20 Qershor 2018 deri me date 05 Korrik 2018 kane aplikuar 5 kandidate nga te cilet 4 prej tyre kane qene shqiptarë.

Ne qytetin me 97% shqiptarë eshte e pakuptueshme te zgjidhet nje avokat nga qyteti i Prokuples i cili do te ndaje drejtesi per banoret e Komunes se Presheves

Sic merr vesh Presheva.AL kandidati fitues R.J nga Prokupla, nuk ka qene prezent as ne intervistimin e parapare per kandidatetet. Kater nga pesë kandidatet konkurues, kane qene shqiptarë nga Presheva, te cilet jane injoruar sipas gjitha gjasave ne baza nacionale.

Nje fenomen i ngjajshem ka ndodhur para pak kohesh edhe ne Gjykaten Themelore te Komunes se Bujanocit.

Eshte koha kur faktori politik i Lugines, duhet te reagoje ndaj nje diskriminimi te ketille qe po i behet shqiptareve te kesaj treve.

Related Articles

Back to top button