Lajme

PD: Aprovohet buxheti i Komunës së Bujanocit për vitin 2019, është planifikuar për interesa të koalicionit dhe jo qytetarëve

Sot koalicioni qeverisës PVD-SPS- JEDINSTVENA SRBIJA- RADIKALËT DHE G.Q.STOJANÇA ARSIÇ aprovuan buxhetin për vitin 2019, por është e papranueshme edhe pse opozita dha propozimet e veta se ky buxhet nuk është zhvillimor, por përfitim i një grupi të limituar njerëzish.

Paradoksi më i madh ndodhi në këto pozicione:
– Pozicioni 24 – shënimi i ditës së Petrovdanit parashihet me 200.000 din.
– Pozicioni 26 – manifestimet e Majit ( ku përfshihet edhe manifestimi për Ditët e Komandant Lleshit ) – 200.000 din.

A thua vallë që manifestimi i Ditëve të Komandant Lleshit të barazohet me Petrovdanin?

Ky është pushteti “me shqiptarët për serbët”.

Pozicioni 156 – puna e makinerisë ( bulduzheri, makina nivelizuese, etj ) në rregullimin e rrugëve në zona rurale në komunitetin serb 4.000.000 dinarë, ndërsa Pozicioni 190 – shtruarja me kupëza betoni, rrugët në komunitetin shqiptar 6.000.000 dinarë, kjo lë mundësinë e spekulimeve për keqpërdorim të këtyre dy pozicioneve, pasi që nuk janë të precizuara detajet operacionale.

Related Articles

Back to top button