Preshevë, radhë të gjata për pasaportat
Diaspora e Preshevës ankohet për periudhën e gjatë dhe, siç thonë ata, procedurat e ngadalshme për marrjen pasaportës.
Shumë mërgimtarë qëndrimin në Preshevë e përdorin për të nxjerrë pasaporta ose letërnjoftime.
Në stacionin e policisë në Preshevë presin në radhë, për të aplikuar për një pasaportë. Kjo krijon një revoltë të madhe.
“Çdo ditë pres dhe më thonë sot – nesër. Me procedure të shkurtër, apo të rregullt, duhet të presësh. Shumë pritet, dhe këtu janë mërgimtarët, gjithkush pret. Ka rrëmuja të mëdha, nga 20 njerëz presin vazhdimisht” tha një mërgimtar.
Nga Ministria e Brendshme arsyetohen se shkaku për këtë situatë është rritja e numrit të kërkesave për dokumente personale në këtë periudhë të vitit që duhet të përpunohen dhe sistemi i ngarkuar i rrjetit.