Lajme

Pushteti në Bujanoc ka shantazhuar me subvencione duke i kushtëzuar bujqit me vota pro PVD

Arbër Pajaziti, kryetarë i APN-së dega në Bujanoc në konferencën e sotme për media ka deklarurar se kjo parti dëshmon se jemi parti serioze dhe të gatshëm për bartjen e kompetencave në udhëheqje të pushtetit lokal. Ai ka folur sot edhe për dështimet e pushtetit në Bujanoc gjatë vitit 2018.

Pajaziti në prezantimin para gazetarëve ka deklaruar se ndjehen krenar me elektorin e tyre sepse ata i bënë për një kohë të shkurtër të jenë faktorë në proceset vendim marrëse. Në deklaratën e fundvitit gjatë konferencës kryetari i APN-së dega në Bujanoc, Arbër Pajaziti konfirmoi se bashkangjitjes së tyre për proceset politike ju bashkangjitën shumë qytetarë duke u prirur nga rinia. Pajaziti ka thënë se APN në garën e parë zgjedhore dolën faqebardhë në aspektin tekniko- organizativ përkundër presioneve që kishin nga rivalët politiknë Bujanoc.

Sipas Pajazitit rezultati i treguar i degës së APN-së në Bujanoc i ka trembur disa parti politike sepse ata janë bindur se APN është parti serioze dhe e gatshme për bartjen e kompetencave në udhëhqje të pushtetit lokal. Pajaziti ka folur sot edhe për dështimet e pushtetit lokal në Bujanoc gjatë vitit 2018 si planifikimi i keq i buxhetit për vitin 2019 , favorizimi i manifestimeve serbe duke anashkaluar ato shqiptare, shantazhimi i subvencioneve për bujqësi duke i kushtëzuar bujqit me vota nga ata të PVD-së. Drejtuesi i APN-së në Bujanoc ka folur edhe për dështimet në sferën e shëndetësisë, infrastrukturë e të tjera. Mos transparenca e pushtetit lokal në Bujanoc ka krijuar huti tek qytetarët lidhur me abuzimin e parasë publike.

Related Articles

Back to top button