Lajme

Qëndrimi ditor në Preshevë ka shënuar 3 Dhjetorin (Video)

Tre, dhjetori është Dita e Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara. Me iniciativën e disa maturantëve të shkollës së mesme të gjimnazit “Skënderbeu” dhe shkolla e mesme teknike “Presheva” në Preshevë, është shënuar Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara. Shoqata Kulturore “DITURIA”, bashkërisht me nxënësit dhe aktivistët e saj ka finalizuar projektin duke vizituar Qendrën e Personave me Aftësi të Kufizuara në Preshevë. Gjatë këtij eventi, aktivistët e shoqatës u njoftuan me kushtet e punës së kësaj zyre, ambientet e punës, etj. Personave me aftësi të kufizuar në këtë qendër iu shpërndan dhurata modeste me fletore, lapsa, ngjyra, ëmbëlsira.

Drejtori i shoqatës, Mr. Nexhmedin Ademi me këtë rast theksoi se shoqëria e jonë duhet t’i largoj të gjitha barrierat që e pengojnë komunikimin normal me këtë kategori sociale mjaftë të ndjeshme për të gjithë komunitetin ku jetojmë duke konsideruar të gjithë njerëzit të barabartë. U kërkua një zëri që duhet të sensibilizohet edhe më shumë rasti i kësaj kategorie sociale, institucioneve përgjegjëse, pushtetit lokal, shoqërisë civile, njerëzve të vullnetit të mirë, në mënyrë që kjo kategori e shoqërisë mos të trajtohen si barrë e shoqërisë. Në mes tjerash ai theksoi se mundësia për t’i shërbyer kësaj kategorie është nderë dhe humanizëm.

3, dhjetori, që nga viti 1981, shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar
Falënderojmë nxënësit, dhe punëtorët e qendrës për mundësinë e organizimit të këtij aktiviteti fisnik.

Shërbimi për informim pranë SH. K. “DITURIA”

Related Articles

Back to top button