QSA u siguron ngrohjen familjeve me kushte të vështira ekonomike (Video)
Situata në dimër për familjet skamnore bëhet edhe një herë më e vështirë, duke i marrë parasysh të gjitha kushtet që ndodhen ato familje, si dhe kushtet atmosferike dhe vështirësinë në qarkullim që e shkakton dimri.
Acari i madh dhe të ftohtit në përgjithësi që bën në vendin tonë dhe situata e rëndë socio-ekonomike, në masë tepër të madhe familjeve skamnore ia vështirësojnë jetën gjatë stinës së dimrit në mënyrë ekstreme.
Këto familje si motiv kryesor të tyre e kanë mbijetesën në kushtet me të cilat përballen gjatë dimrit. Pra, kjo është një ndër arsyet që shumë familje sidomos nga zonat e thella i shtyn të shpërngulen nga trojet e tyre. Për këtë, QSA ka lansuar projektin „Përkrahja dimërore“, që përmes ofrimit të lëndës djegëse t’i ofrojë dhe ngrohtësi shpirtërore dhe motiv shtesë që familjet e tilla të jetojnë në kushte më të mira gjatë dimrit dhe në këtë formë parandalojmë shpërnguljen e popullatës.
Ramadan Dalipi Kryetatar i QSA-së tha se ky është vitit I 5-të që po realizojmë këtë projekt shumë të rëndësishëm, për familjet me kushte tejet të vështira ekonomike për ngrohjen e tyre,duke shpërndarë nga 4 metër dru për çdo familje.
Ky projekt është në fazën e fundit të realizimit të tij, ku përfitues të këtij projekti janë mbi 100 familje Preshevë dhe Bujanoc.