Ragmi Mustafa: Duke ju bashkuar Kosovës humbim të drejtën e liberalizimit të vizave, por do të jemi të lirë (VIDEO)
Kryetari i PDSH-së në Preshevë, Ragmi Mustafa, ka thënë se duan që Lugina e Preshevës të përfshihet në marrëveshjen potenciale në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Mustafa ka shtuar se institucionet e Kosovës nuk duhet të nënshkruajnë një marrëveshje që Luginën do të linte nën Serbi, njofton Klan Kosova.
Por për bashkimin me Kosovën, Mustafa ka thënë se banorët e Luginës do të sakrifikonin liberalizimin e vizave, çka është shprehur se do t’ia vlente.
“Angazhimi ynë është që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkëngjiten trungut të saj – Kosovës”.
“Ne me hyrjen në Republikën e Kosovës humbim të drejtën e liberalizimit të vizave që kemi në Serbi, por do t’i kthehemi regjimit të vizave vetëm të jemi bashkë me Kosovën dhe të jemi absolutisht të lirë”, ka thënë Mustafa në Info Magazine.