Rrugët e Preshevës të pastruara nga bora, automjetet lëvizin lirshëm (Video)
Para disa ditësh komuna e Preshevës ishte e mbuluar nga bora, gjë e cila shtoi dhe rrezikun e aksidenteve të makinave, meqenëse rreziqet janë më të mëdha ekipi i televizionit Aldi e pa të rrugës që të komunikojë me Inspektoriatin Komunal të Komunikacionit për të marrur informacione më të sakta rreth pastrimit të rrugëve si dhe a kemi pasur ndonjë aksident.
Jemi dëshmitarë që ditëve të fundit vendi jonë është përballur me reshje të borës, ku dhe me reshjet e para të borës si shërbim për konstatim të rrugve në komunë të Preshevës kemi dalur ne terren ku dhe me të dalur në terren kemi parë se të gjitha rrugët në komunë të Preshevës janë të gjitha rrugët e pastruara si ato lokale poashtu dhe ato regjionale.
Në pyetjen tonë se a kemi pasur aksidente në komunën tonë z.Sadriu tha se kemi disa aksidente të cilat fatmirëshisht kanë qenë pa lëndime në njerëz mirëpo kanë pësuar vetëm automjetet.
Apeli i z.Sadriut ishte tek qytetarët që të jenë automjetet të paisura me paisje dimërore po ashtu të vozisin sipas kushteve në rrugë si dhe të gjithë shoferët e rinjë t’i shmangen daljeve në mënyrë që të evitohen aksidentet në vendin tonë.