Lajme

Arrestohen babë e birë kishin fshehur 13 emigrantë në shtëpinë e tyre

Janë arrestuar V.SH. (56) dhe F.SH (27) nga Presheva për shkak se dyshohet se kanë kryer vepër penale, kalimin ilegal të kufirit dhe kontrabandë të qenieve njerëzore.

Sipas deklaratës nga policia, dushohet se të dy babë e bir në shtëpinë e tyre kanë lënduar dhe mbajtur 13 shtetas nga afganistani pa dokumenta.

Antarët e policisë kufitare të Maqedonisë dhe Stacioni Policor i Preshevës kanë gjetur nëntë afganë të cilët janë përpjekur të largohen nga shtëpia e tyre, ndërsa në shtëpi ka gjetur katër shtetas të Afganistanit.

Siç ka urdhëruar Zyra e Zëvendës Prokurorit të Lartë të Shtetit në Vranjë, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Emigrantët e ndaluar janë drejtuar në qendrën e refugjatëve në Preshevë ku dhe kanë kërkuar azil në Republikën e Serbisë.

Related Articles

Back to top button