Buzhala: Nuk besoj në veprimtarinë e Halil Kastratit
Publicisti i njohur Berat Buzhala, ju ka bashkangjitur kritikave ndaj humanistit Halil Kastrati, duke thënë kështu se ai nuk i beson mënyrës së punës së si e kryen ai fushatën e tij humanitare, transmeton Gazeta Metro.
Buzhala këtë e arsyeton duke thënë se ai ka bërë hajgare edhe me Nënën Terezë, e pse mos të bëjë edhe me humanistin Halil Kastratin.
Ai ka thënë se nuk beson në organizatorë të bamirësve, e posaçërisht kur ata marrin merita më shumë se sa donatorët që kontribuojnë me parat e tyre në organizatat humanitare, transmeton Gazeta Metro.
Postimi i plotë:
Une kam bo hajgare edhe me Nanen Tereze, e pse s’po bojka me e gjujte noj kunxh edhe per Lile Kastratin?
Me lejoni te them edhe njehere: Nuk besoj ne organizatore te bamiresive, e posacerisht lur ata marrin merita me shume se sa donatoret. Nuk besoj gjithashtu as atehere kur ekspozohen personat ne nevoje.
Qe ta zeme, sa here e keni pa te ndjerin Rupert Neudeck, ish shefin e Cap Anamurit tuj i thirre kamerat kur i ka ndihmu miliona njerez ne Kosove, gjate dhe pasluftes? Organizata e tij i ka dhane miliona marka gjermane.
Personalisht nuk e konsideroj njeri te demshem Halil Kastratin, edhe pse i kam vrejtjet e mia per menyren se si e kryen punen e tij.
Calmate.