Djali i Nexhat Dacit humb jetën në Brezovicë
Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë konfirmuar për Gazetën Express se djali i Nexhat Dacit ka humbur jetën në Brezovicë. Kanë thënë se personi tjetër ka shpëtuar. GazetaExpress 26 JANAR 2019 16:03
“Njëri ka vdekur”, ka thënë një epror i lartë i Policisë së Kosovë.
Edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar për Express vdekjen e Arian Dacit në Brezovicë për shkak të një orteku bore.
Arian Daci ishte emëruar Zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës.
Në Brezovicë, familja Daci ka një vilë.
Lajmin për vdekjen e Arainit ka nisur të shpërndahet edhe në rrjetet sociale. I fundit që ka shprehur ngusllëshime është Ben Islami.
Nënkolonel Basri Shabani nga policia në rajonin e Ferizajt ka konfirmuar që ky ortek ka zënë dy persona.
Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se nga orteku që ndodhi në Brezovicë, një person ka vdekur, derisa po dyshohet se edhe tjetri ka ndërruar jetë, ndonëse ende nuk ka konfirmim zyrtar.