Lajme

Gruaja e cila krenohej me bukurine e saj mendonte se asnjë mashkull nuk mund ta rrefuzonte dhe shkoi të provokonte dijetarin!

Shumë faktorë, bëjnë që femrat të zgjedhin rrugën e gabuar, rrugën e imoralitetit. Dikur ka qënë një grua të cilës Zoti i Gjithësisë i kishte dhuruar bukuri dhe paraqitje. Kjo çdo ditë e më shumë krenohej me bukurinë e saj dhe shpesh-herë thoshte se a ka burrë që mund të më rrefuzojë?! Dikush i tregon për një burrë, musliman të ditur dhe të dovotshëm. Gruaja menjëherë i tha: Kush është ai?! Pasi i tregoi emrin ajo u nis ta provokonte dhe ta shikonte a do i rrezistonte bukurisë së saj. Kur arriti atje i tha:

– Ç’mendon për bukurinë që kam?! Si thua? Dijetari e kuptoi qëllimin e saj dhe i tha:

– Nëse dëshiron të bëj atë që do, dua të të bëj disa pyetje dhe dua të përgjigjesh drejt.

– Mirë i thotë gruaja!

– Nëse pasi veprojmë atë që do dhe direkt pas këtij veprimi vjen meleku i vdekjes e na e merr shpirtin a do të dëshiroje diçka të tillë?

– Jo për Zotin i thotë gruaja.

– Nëse Ditën e Kijametit, do e merrje librin e veprave në krahun e majtë për shkak të këtij gjynahu, a do të doje ta kishe vepruar?

– Jo i thotë gruaja. Dijetari vazhdoi dhe i tha:

– Nëse ditën e Kijametit do të vendosej Ura e Siratit dhe ti do të bije poshtë në zjarr për shkak të këtij gjynau a do të doje ta kishe vepruar?!

– Jo ja ktheu përsëri.

– Nëse ditën e Kijametit do të dilnim përpara Zotit un dhe ti dhe do të na pyeste për këtë gjynah a do të doje ta kishim bërë këtë mëkat?!

– Jo për Zotin ja ktheu ajo.

– Nese do të na çonin në zjarr për këtë gabim a do të doje që të kishte bërë këtë gabim?!

– Jo për Zotin i tha e frikësuar gruaja.

– A nuk të mjafton kjo?!

– Po i tha ajo dhe u pendua për çdo gjë që kishtë bërë edhe u largua.

Qëndrimi i këtij dijetarit jo vetëm që e ruajti atë nga gjynahu por e udhëzoi në rrugë të drejtë gruan që kishte ardhur për ta joshur.

Related Articles

Back to top button