Lajme
Haradinaj thotë se Lugina e Preshevës nuk do të bëhet pjesë e pazareve

Ramush Haradinaj ka thënë se Lugina e Preshevës nuk do të bëhet pjesë e pazareve. Ka thënë se një temë e tillë nuk duhet të përfshihet në dialogun me Serbinë.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se për asnjë çmim nuk e bëjnë pjesë të pazareve Luginën e Preshevës.
Ai ka thënë se përfshirja e temave mund te jetë rrezik në atë çka ka mbërri Kosova deri tani.
“Ne Luginën e duam me zemër, pa kushte, nuk e shtimë në pazar luginën me asgjë, pra Lugina është Luginë. Por, përfshirja e temave mund të jetë me rrezik në atë çka kemi mbërri deri tash”, tha Haradinaj.