Kimisti turk prodhon: Shkrirja e borës dhe akullit brenda 20 minutash
Si rezultat i 6 viteve të punës Ar-Ge, kimisti turk ka prodhuar granila të formulës speciale të cilat janë miqësore ndaj mjedisit me resurset vendore dhe kombëtare dhe mund të shkrijnë akullin dhe borën për 20 minuta në minus 45 gradë. Produktet e testuara në vende të tilla si Kanadaja dhe Rusia u konsideruan si të suksesshme si një zgjidhje për borën dhe akullin në rrugë.
Kimisti Yücel Kaynak, 6 vjet më parë kishte filluar studimet shkencore në Qendrën e Zhvillimit të Teknologjisë Samsun (TEKNOPARK), për të zhvilluar formulën e shpejtë të tretjes së akullit dhe borës.
Si rezultat i hulumtimeve të gjata, Kaynak ka prodhuar granila të formulës speciale të cilat janë miqësore ndaj mjedisit dhe mund të shkrijnë akullin dhe borën për 20 minuta dhe këtë produkt ai e ka quajtur “Buz Yak”.
REZULTATI I PUNIMIT 6 VJEÇAR
Formula speciale “Buz Yak” u miratua nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë dhe Fakulteti i Inxhinierisë i Universitetit “Ondokuz Mayis”.
Kimisti Kaynak tha se kjo formulë speciale e cila shkrin borën dhe akullin, erdhi si rezultat i punimeve 6 vjeçare Ar-Ge.
E DËRGUAM NË KANADË, NË RUSI DHE NË VENDET EVROPIANE DHE SKANDINAVE
Kaynak u shpreh se ky produkt ka plotësuar punimet e tij 6 vjeçare, dhe shtoi se: “Tani duhet të ndërtohet fabrika për prodhimin masiv të produktit. Ne e dërguam produktin në Kanada, Rusi, Europë dhe vende skandinave gjatë fazës së testimit dhe kur arritëm sukses, filluam të merrnim kërkesë të shumta. 80 për qind e produktit tonë është një produkt që mund të eksportohet.”
KEMI OFERTË NGA KANADA
Duke vënë në dukje se ata kanë marrë ofertë për prodhimin e produktit në Kanadë, Kaynak u shpreh se:
“Ne duam ta prodhojm produktin në Turqi. Por kjo gjë kërkon investim, dhe në këtë pikë, ne presim ndihmë nga shteti ose nga investitorët tanë. Ne arritëm t’i përfundojmë punimet tona Ar-Ge, përmes kapitaleve tona. Pas kësaj, ne planifikojmë të fillojmë prodhimin masiv me mbështetjen që do të marrim. Produkti përbëhet nga kalcium, magnez dhe acetat. Kokrra jonë ka një veçori që mbron rrugën, betonin dhe hekurin. Nuk ka ekuivalent të produktit. Meqë është 10 herë më pak e përdorur se kripa, në natyrë do të hidhet më pak produkt dhe nuk do të dëmtojë natyrën. Përveq që nuk është e dëmshme për natyrën, po ashtu nuk do të shkaktoj mbeturina në tokë.”
KEMI BËRË PROVË DERI NË MINUS 45 GRADË
Duke vënë në dukje se produkti është tërësisht vendas dhe kombëtar, Kaynak u shpreh se:
“Ne testuam produktin deri në minus 45 gradë. Përveq kësaj, ai e ruan aktivizmin e tij në rrugë deri në 72 orë. 20 për qind e tij është e mjaftueshme për përdorimin e parë. Ndërsa, 80 përqind e tjerë të produktit qëndron kundër borës që mund të bie përsëri dhe ngrirjes e cila mund të riformohet. Kështu, kjo është ekonomike në aspektin e përdorimit.”
Kaynak u shpreh se çmimi i këtij produkti është i përshtatshëm për shkak se ato formojnë një formulë duke përdorur materiale vendore, si dhe shtoi se ofron 20 herë ndikim më të mirë se produktet e bëra në Evropë dhe Amerikë.