Lajme

Komandant Bala: Familjarët,bashkëluftëtarët e dëshmorëve kanë pritur nga politika lokale të bëjë diçka konkrete për kthimin e lapidarit

Më 21 janar 2013, Lapidari i Dëshmorëve të UÇPMB- së, largohet me forca të mëdha të xhandarmërisë e policisë nga vendi ku ishte ngritur me vullnetin e Popullit.

Me këtë akt qyqar, policia e xhandarmëria serbe, vranë për së dyti Dëshmorët duke larguar lapidarin e Dëshmorëve.

Ju, politikanët shumë lart e ngritët zërin e gishtin,që s’do të lejoni këtë gjë, por për fat të keq, lapidari u hoq.

Por, prapë kurr su ndalet me retorikat tuaja të rrejshme dhe folkorizmin patriotik duke premtuar sërish që do të bëhet kthimi i Lapidarit.

Ish kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa, doli dhe u deklarua para popullit duke premtuar se po që se kthejnë lapidarin, do të jap dorëheqje. Por, nuk u bë as njëra, dhe as tjetra.

Ragmiu mbet në postin e kryetarit deri në fund të mandatit të tij.
Kurse, lidert tjer, fjalët që i patet premtuar e deri më sot, nuk bëri asgjë.
Sot pas gjashte(6) vitesh të heqjes së lapidarit, për fat të keq, tek asnjëra nga gazetat,portalet informative nuk hasa të shkruheshin qoftë edhe dy fjalë, ku do të rikujtohej ai veprim kriminel i xhandarmërisë e policisë serbe,që na vranë për së dyti dëshmorët tanë me heqjen e lapidarit në Preshevë.

Familjarët,bashkëluftëtarët e dëshmorëve kanë pritur nga politika lokale të bëjë diçka konkrete për kthimin e lapidarit.
Mirë do t’ishte sikur të bënit diçka për nderë të familjarëve të dëshmorëve dhe vet historisë së popullit tonë, që të paktën të mos llomotitnit shumë, por të vepronit siç do duhej.

Tani, personalisht ju pyes “të nderuar” lider politikan, e ju Komandanta të Luginës, a u lodhët dhe a do e bëni boll më këtë paraqitjen tuaj para kamerave me lavdrata falso par exelence?!
A thua a ndjeni turp?!
Kur kaloni pranë vendit ku pushojnë dëshmorët, a ecni me kokën lart?!
Por, turpi nuk njeh e nuk paska kufijë. Ju qyqar, që i keni thurrë vetes lavdrata, këngë e çka jo.

MITOMAN që abuzoni me besimin e popullit.
Lapidarin e dëshmorëve e harruat.
Jeni shembulli tipik i Fadil Hoxhës që i këndoheshin këngë me dhunë e jo prej dëshirës.
“Fadil Hoxha në kali të bardhë…! ”
Për lapidarin nuk u bë asgjë.
Ai u harrua, dhe vajti në adresë pa adresë.
E keqja është se nuk kursyet as vetaranët e luftës të cilët i futët në lojërat dhe garat politike.

Ata që nuk ua rrahën shpinën e që nuk pranonin gënjeshtrat tuaja, që nuk u bënë puthadoras, mbetën si peshqit në rërë.
Ua mohuat madje edhe luftën e kontributin e tyre, e nuk u lëshuat as vërtetime për atë që sakrifikuan si në UÇK, po ashtu dhe në UÇPMB. Mos i harroni dëshmorët e kombit!
Një ditë do të vijë ora e mallkimit të dëshmorëve.

Dëshmorët janë rrezja e lirisë që shëndrisin në të gjitha trojet shqiptare!
LAVDI DËSHMORËVE!
NDERIME ATDHEUT!
Me respekt invalidi dhe veterani i luftës, BAJRAM ARIFI – ish KOMANDANT BALA.

Related Articles

Back to top button