Lajme
Komuna e Preshevës, lajmërim për bujqit
Komuna e Preshevës në bashkëpunim me Entin e Bujqësisë, filiala në Vranjë do të mbajë ligjëratë një-ditore lidhur me informimin e bujqëve lokal mbi procedurat e regjistrimit (ripërtëritjes) të ekonomive bujqësore, përgaditjen për aplikim për subvencione të bujqësisë në nivel lokal dhe qëndror.
Bujqit lokal do të kenë mundësinë më për së afërmi për tu njoftuar me dokumentacionin e nevojshëm dhe procedurat e nevojshme për përgaditjen e dokumentacionit për aplikime dhe të parashtrojnë pyetje të drejtperdrejta për çështje konkrete dhe specifike që lidhen me veprimtarinë e tyre bujqësore.
Ligjërata do të mbahet më datë 24 janar 2019 në sallën e Kuvendit Komunal në Preshevë me fillim ne ora 10:00