Kryetari LR PDSH, Sami Salihu takon Albin Kurtin
Në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje u takuam me kryetarin e LVV Albin Kurtin dhe deputetin Liburn Aliu.
Kryetarin Kurti dhe deputetin Aliu i informuam për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës si dhe shqetësimet e tona, tani para rifillimit të negociatave me Serbinë.
U pajtuam që çfarëdo rifillimi i negociatave me Serbinë, mund të jetë i rrezikshëm nëse nuk bazohet mbi marrëdhënie reciprociteti. Miratimi i Rezolutës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku nuk përmenden fare të drejtat e qytetarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, reciprociteti me Serbinë si dhe mospërfshirja e asnjë përfaqësuesi nga Lugina e Preshevës në delegacion të bisedimeve, na bëjnë të brengosemi për përsëritjen e gabimeve të deritanishme dhe lënien e sërishme në harresë të çështjes sonë.
U mbështet edhe qëndrimin i kryetarit Salihu që në përbërje të delegacionit të Kosovës të ketë edhe përfaqësues të qytetarëve të Luginës së Preshevës, që bisedimet të bëhen mbi baza të reciprocitetit dhe ku shtrohet çëshja e të drejtave të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke pasë parasysh Deklaratën e vitit 2006 të përfaqësuesve të Kuvendeve Komunale të të tre komunave si dhe referendumin e vitit 1992.