Lajme

Kryministri Edi Rama, kartolinë urimi Kryetarit të Komunës së Preshevës për vitin e ri

Viti i ri 2019 mbërriti dhe bashkë me të dhe një lumë urimesh për mbarësi, shëndet e harmoni. Nuk janë ndalur në këto urime dhe politikanët shqiptarë të cilët duke shfrytëzuar rrjetet sociale kanë përcjellë mesazhet.

Kryetari i Komunës Shqiprim Arifi ka marrë një kartolinë urimi për Vitin e ri 2019 nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

I pari i Komunës ka postuar një foto ku shihet mbishkrimi i shkruar nga Rama i cili ka shkruar ne shqip dhe ne gjuhen angleze urimin “Gezuar Vitin e ri” dhe “Happy New Year”

Related Articles

Back to top button