Lajme

Kur edhe pastrimi i borës bëhet me prapavija politike

Eshte krejt e natyrshme qe ne periudhen e dimrit, kur te reshurat shtohen dhe veshtiresohet qarkullimi rrugor, te mirren masa per te siguruar levizjen e lire te qytetareve. Kjo zaten eshte obligim I atyre qe e kane marre kete pergjegjesi. Dhe, sigurisht qe kete pergjegjesi e kane ata qe udheheqin me pushtetin qofte ai lokal ose qendror.

Ne Presheve, pergjegjesia per pastrimin dhe mirembajtjen e rrugeve i ishte dhene ndermarrjes publike “Moravica”, ne baze te vendimit te Keshillit Komunal.
Kjo ndermarrje, duke i ditur kapacitetet e veta, iu kishte drejtuar me shkrim kompanise “Saba Bellca” per te ndihmuar ne pastrimin e rrugeve nga bora ne territorin e Komunes se Presheves dhe kjo kompani I kthen pergjigje negative, me arsyetimin se nuk ka mundesi per shkak te angazhimit te saj ne te njejten pune ne qytetin e Bujanocit dhe te Vranjes.

Ndermarrja publike “Moravica” pastaj ne bashkepunim me kryetaret e bashkesive lokale, ben kontraktimin me disa kompani lokale nga Presheva, (Sula Muja Rahovice, Rainca Bau Raince etj.), te cilat do te jene ne teren gjate gjithe kohes, duke bere edhe ndarjen e terenit ne menyre rrespektive.

Qe ne fillimin e reshjeve te bores, kompanite ne fjale dolen ne teren dhe me te gjitha kapacitetet u munduan qe rruget te jene te kalueshme dhe te mos kete bllokime te komunikacionit, gje qe edhe e arriten.

Si per ironi te fatit, diten e enjte pas dite, kompania “ Saba Bellca” dhe kompania simoter “ArsoCom”, dolen ne teren ne menyre vullnetare dhe pa patur ndonje obligim kontraktual, filluan ne pastrimin e asaj pak bore qe kishte ngelur. Nje gje e tille u pershendet nga te gjithe qytetaret, sepse vertete ishte nje akt qe duhet vleresuar.
Por, ku qendron aresyeja e vertete e nje akti te tille?
A ishte kjo nje loje politike nga kompania ne fjale, duke e ditur konfliktin e disa muajve me pare me te parin e Komunes se Presheves?
Cili ne fakt ishte qellimi I vertete I kesaj “loje”?
Me larte e permendem qe kompania “Saba Bellca” kishte nje kontrate per pastrimin dhe mirembajtjen e rrugeve, nder te tjerash edhe ne qytetin e Vranjes. Ne nje shkrim te dates 11 janar te gazetes serbe nga Vranja “Vranjske novine”, theksohet se ne mbledhjen e Shtabit te Krizes ne Vranje eshte konstatuar se kjo kompani nuk ka kryer punen e saj ne baze te kontrates, dmth nuk jane pastruar rruget nga bora ne po te njejtin qytet.
Poashtu, personalisht kryetari i qytetit te Vranjes shprehe pakenaqesine e tij ndaj kompanise “Saba Bellça” lidhur me mos pastrimin e rrugeve te qytetit te Vranjes.
Po te njejten dite, 11 Janar, kryetari i partise opozitare ne Presheve, i afert me kompanine ne fjale, del dhe kritikon pushtetin lokal per mospastrim te rrugeve nga bora.

Te gjitha keto sjellin dyshime ne vet “aktin vullnetar” te kesaj kompanie, e cila ne rrjete sociale po quhet vendore, duke harruar se edhe kompanite e kontraktuara nga ndermarrja publike “Moravica” jane po vendore.

Kjo loje e pandershme me situaten ne te cilen po kalon popullata jone, po luhet per te fituar poena politik nje parti e caktuar politike, e cila gjate kohes qe po udhehiqte me pushtetin lokal, ne janar te vitit 2015 edhe pse trashesia e bores kishte arritur mbi 50cm, fare nuk i angazhoi makinerite per pastrimin e bores, ku bashkatdhetaret tane u larguan per ne shtetet e Evropes, duke e mallkuar pushtetin.
Dite me pare i njejti subjekt politik behet zedhenes i ketij “aksioni vullnetar”, ne emer te hakmarrjes ndaj komunes se Presheves, e cila doren ne zemer, kontribuon ne punesimin e nje numri te caktuar te njerezve nga komunat Presheve, Bujanoc, Ranillug dhe Vranje, me rreth 30% punetore shqiptare.
Nderkohe, ne rruget te cilat i kane pastruar kompanite ne fjale gjate “aksionit vullnetar”, kishin bere demtimin e policeve te shtrire (shkuljen e pllakezave rrethore plastike), duke shkaktuar dem te konsiderueshem material.

Related Articles

Back to top button