Lajme

Lapidari u hoq, Ragmia su tërhoq

Vendosja e lapidarit të dëshmorëve në oborrin e Komunës së Preshevës duke i shkruajtur 28 emrat e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës Medvegjës dhe Bujanocit – UÇPMB ishte lajm i gëzuheshëm dhe i befasishëm për shumë qytetarë të Luginës së Preshevës, sepse vendosja e Lapidarit u bë shpejt dhe qytetarët ishin të pa informuar për këtë aktivitet.

Pas vendosjes së lapidarit filluan të vinin reagime të shumta agresore nga qeveria e Beogradit se ky veprim është i papranueshëm dhe është në kundërshtim me ligjet e Serbisë. Shumë muaj vazhduan deklarime të ashpërta përmes mediave se ai Lapidar do të hiqet me forcë nëse nuk hiqet nga Komuna e Preshevës.

Kryetari i atëhershëm që udhëhiqte Komunën e Preshevës Ragmi Mustafa jepte deklarata edhe më të fuqishme se kinse Lapidari i vendosur nuk do të hiqet nga oborri i Komunës së Preshevës, madje ai ishte betuar se nëse hiqet lapidari Ragmi Mustafa do të jipte dorëheqje nga posti i Kryetarit të Komunës.

Mirëpo kjo ishte vetëm se një deklaratë politike e cila u përdor për të fituar poena politik. Ragmi Mustafa nuk e mbajti premtimin e dhënë dhe kështu ndodhi Lapidari u hoq, Ragmia su tërhoq.

Sot më 20 janar të vitit 2019 bëhen 6 vite pa lapidarin e dëshmorëve të kombit dhe ende nuk dihet fati i tij se ku gjindet. © Presheva.AL

Related Articles

Back to top button