Lajme

Lexoni sa vlerë ka leximi i sures El-Ihlas

SURJA EL-IHLAS:

KUL HUVALLAHU EHAD.
ALLAHU-S-SAMED.
LEM JELID VE LEM JULED.
4. VE LEM JEKUL-LEHU KUFUVEN EHAD.
Përkthimi:

Thuaj: Ai, Allahu është Një!
Allahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë). Allahu fal çdo njeri!
As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.
Transmetohet nga Muadh bin Enes El-Xhuheni (r.a.), se Pejgamberi (savs), ka thënë:

“Kush e lexon ‘Kul-huvallahu ehad’ 10 herë, Allahu do t’ia ndërtojë një pallat në xhenet.”

Kur i dëgjoi këto fjalë Omeri (r.a.), të cilit i ishte premtuar xheneti qysh nga koha e Pejgamberit (savs), e pyeti: “A do ta rrisim numrin e pallateve tona në xhenet, o Pejgamberi i Zotit?”, dhe Pejgamberi (savs), ia miratoi me fjalët: “Allahu ka edhe më shumë dhe më të bukur se ajo.” (Ahmedi);

“Kush e lexon suren el-Ihlas (Kul huvallahu ehad), është sikur ta ketë lexuar 1/3 e Kuranit.” (Ahmedi)

Një mbrëmje, derisa pejgamberi Muhamed (savs), po kthehej me ushtrinë e tij prej një marshimi luftarak, i erdhi meleku Xhibril (a.s.), dhe i tha: “O Muhamed, falja xhenazen filan njeriu, ai ka vdekur në Medine.”

Pejgamberi (savs) u çudit, dhe e pyeti: “A nuk ia kanë falë xhenazen muslimanët në Medine?”

Meleku Xhibril, u përgjigj: “Po, dhe në xhenazen e tij kanë prezantuar 70.000 melekë.”

Pejgamberi (savs) e pyeti: “Po çka ka bërë ai njeriu, për t’ju treguar kaq nder i madh?”

Xhibrili (a.s.) u përgjigj: “Ai njeriu edhe kur ishte i shtrirë, edhe ulur, edhe në këmbë, e ka lexuar suren el-Ihlas, dhe ka medituar rreth kuptimeve të saj.”.

Related Articles

Back to top button