Lundërza në Liqenin e Badovcit në Kosovë, ç’specie!
Fotografi Fitim Sopjani ka shkrepur një specie të llojit të Lundërzës mbi Liqenin e ngrirë të Badovcit, bënë të ditur Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.
Lundërza (emri i llojit në latinisht Lutra), e njohur edhe si Vidra, është gjitar grabitqar i familjes Mustelidae. Njihet me emrat Lundërza evropiane, Lundërza evroaziatike dhe Lundërza e zakonshme.
Lundërza është specie e familjes së shqarthëve, me trup të lartë deri 30 cm, të gjatë 120–150 cm me ngjyrë gështenjë, më të çelur nga ana barkore dhe peshon 6–15 kg. Jeton 14-16 vjet. Është e përhapur në të gjithë Evropën, në Azi dhe në Amerikën e Veriut dhe ne disa pjese te Amerikës se Jugut.
Në Kosovë haset në brigjet e lumenjve, kënetave, liqeneve e pellgjeve ku ndërton strofkën duke hapur galeri me dy dalje, nën ujë e për ajrosje. Ushqehet me peshq, bretkosa, shpendë e vezët e tyre. Është vepruese kryesisht gjatë natës. Shquhet për gëzofin e saj me vlerë, me qime të shkurtra, të buta, të dendura, me ngjyrë kafe e të shkëlqyeshme.
Nuk është lloj i rrezikuar për zhdukje. Në kuadër të kategorizimit të rrezikshmërisë së llojeve sipas listës së Unionit Ndërkombëtarë për Konzervimin e Natyrës (IUCN) ka statusin e llojit afër rrezikimit.