Ministri i arsimit paralajmëron shkarkimin e 10 drejtorëve në shkolla, ndër ta edhe në Preshevë, ja arsyja
10 drejtorë të shkollave të mesme dhe fillore do të shkarkohen në fillim të gjysmëvjetorit të dytë, ka paralajmëruar për gazetën “Vecernje Novosti” ministri i arsimit Mladen Sharçeviq.
Shkollat ku do të ndërrohen drejtorat janë: Preshevë, Ranillug, Vushtrri, Aleksincë, Nish, Pozhegë dhe 4 shkolla të Beogradit – dy në Obrenovc, Zemun dhe Surçin.
Kjo gazetë shkruan se arsyja për shkarkimin e drejtorave është se këto shkolla kanë falsifkuar numrin e nxënësve duke formuar sa më shumë klasë se sa është paraparë me ligj.
Inspeksioni i arsimit ka konstatuar se në këto shkolla janë formuar klasë me më pak se 15 nxënës çka është minimumi ligjor.
Në mënyrë fiktive është treguar numër më madh i nxënësve për tiu shmangur tepricave teknologjike. Kështu psh, nga 25 nxënës janë formuar dy klasë në vend të një klase.
“Inspeksioni i arsimit ka kontrolluar 200 shkolla në gjashtë drejtori shkollash dhe ka gjetur paregullsi në më shumë se 30%, më sakt në 73 shkolla. 10 shkarkimet nuk janë fundi, pasi ende nuk kanë përfunduar analizat në të gjitha shkollat në të cilat inspeksioni ka gjet paregullsi” ka thënë Ministri Sharçeviq.
Sipas tij, do të miren edhe licenca për punë shumë sekretarëve nëpër shkolla. Ata duhen të mbajnë përgjegjësi pasi duhet ti kontrollojnë punën e drejtorëve e jo të jenë bashkëpuntorë të parregullsive, ka thënë ministri Sharçeviq.