Lajme
Në fshatin Depcë zbulohet sasi e vogël armatimi që sypozohet se ka mbetur nga konflikti i armatosur i 2001-shit
Siç shkruan gazeta serbe “Novosti”, armatimi ësjtë gjetur në fshatin Depcë, edhe atë dy pushkë automatike – Tompson dhe PPS-43, një gjysmëautomatike kineze dhe një prodhim serb që janë dërguar për ekspertizë.
Sipas tyre, armarimi ka qenë në gjendje të mirë dhe ka mundur të përdoret ndërsa është gjetur i groposur në podrumin e një shtëpije të braktisur e ndrërtuar me gurë, kulmi i së cilës ishte djegur në zjarr.
Mediat serbe sypozojnë se armatimi i zbuluar ka mbetur qysh nga konflikti i armatosur ndërmjet UÇPBM-së dhe forcave serbe ndërmjet viteve 1999 dhe 2001.