Ndërrohen ventilat kryesor të sistemit të ujitjes tek penda në fsh. Rahovicë (Foto)
Komuna e Preshevës duke e parë si një ndër problemet shumëvjeçare të bujqëve të fshatit Rahovicë, ka investuar në ndërrimin e ventilave kryesor të sistemit të ujitjes tek penda në fsh. Rahovicë.
Ventilat kryesorë janë ndërruar sot dhe shërbejnë për kontrollimin e hapjes dhe mbylljes së qarkullimit të ujit, për ujitjen e tokave bujqësore të fshatit Rahovicë, në sipërfaqe prej mbi 200 hektarë.
Përveç përkrahjes së bujqëve përmes subvencioneve, ndërrimin e elementeve të amortizuara të sistemit të ujitjes, Komuna e Preshevës, gjithashtu është duke punuar në rregullimin e infrastrukturës rrugore, ku tashmë është duke e realizuar mega-projektin e asfaltimit të rrugës Rahovicë-Bukuroc, i cili do të jetë një parakusht për zhvillimim e bujqësisë.
Duke e patur parasysh theksin e veçantë që i ka dhënë zhvillimit ekonomik dhe atë të bujqësisë, Komuna e Preshevës gjithashtu zotohet se do ju dalë në ndihmë të gjithë bujqëve të komunës sonë, duke shqyrtuar dhe zgjidhur problemet e tyre, që lidhen me bujqësinë.
Vlen të ceket që ndërhyrja që po realizohet në këto ditë dimri, lidhet me nivelin minimal të ujit të akumuluar në pendë, prandaj për ndërrimin e ventilave, nuk do të nevojitej zbrazja e ujit të akumuluar.