Lajme
Nesër reshje intensive të shiut dhe dëborës
Nesër pritet që në vendin jonë të jetë nën ndikimin e një vale të re të ftohtë dhe të lagësht, e cila do të sjellë reshje kryesisht të dëborës, ndërsa në pjesët juglindore të shiut, ku reshjet do të jenë të rrëmbyeshme.
Lokalisht, siç informojnë nga DPHM, pritet që të bien mbi 30 litra në metër katror.
Në disa vende do të ketë reshje të dëborës dhe do të formohet një shtresë e re dëbore, në malet mbi 50 centimetra, ndërsa në vendet më të ulëta prej 10 deri në 20 centimetra.