Personi që po qëndron në këmbë në autobus është President i Austrisë
Presidenti austriak Alexander Van der Bellen në profilin e tij në Instagram ka publikuar një fotografi e cila ka provokuar komente të shumta në rrjetet sociale.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për fotografinë në të cilën presidenti austriak shihet duke përdorur transportin publik për të udhëtuar në punë.
Siç thuhet tutje, presidenti i Austrisë në përshkrimin e fotografisë shkroi se po lexonte disa shënime në rrugën e tij drejt takimit tjetër, duke qëndruar në metro.
Dhe sigurisht nuk kanë munguar edhe komentet rreth kësaj fotografie.
Kështu siç është shkruar këtë fotografi është thuajse e pamundur të shohësh sidomos në vendet e Ballkanit.
Në këto pjesë, komentohet se ata zakonisht janë të përcjellë nga vetura të shtrenjta, përcjellës dhe jo vetëm kaq.