Presheva, e bukur në çdo stinë (Foto)

Ndërmarrja Publike “Moravica” nga dita e djeshme ka filluar pastrimin e rrugëve nga bora në komunën e Preshevës, ku njëherit po bëhet edhe hedhja e kripës dhe rërës, aktivitet ky që ka vazhduar edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Makineria e Ndërmarrjes Publike Moravica po qëndron në terren dhe përpos rrugëve që janë të parapara për pastrimin e borës drejtues të këtijë institucioni po pranojnë edhe kërkesat e banorëve duke marrë sygjerimet edhe për pastrimin e rrugicave alternative me qëllim të krijimit të kushteve për qarkullim normal.

Moti i keq që po mbretëron gjatë këtyre 24 orëve të fundit dhe ngricat po e vështirësojnë komunikacionin. Pushteti lokal në Preshevë me NP Moravica janë zotuar se do të bëjnë mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimërorë në mënyrën më të mirë.

Poashtu drejtues institucional kërkojnë kujdes më të madh nga vozitësit në mënyrë që tu shmangen aksidenteve eventuale.

Check Also
Close
Back to top button