Lajme
Remi takon bashkëluftëtarët nga Lugina, i pranishëm edhe kryetari i Preshevës
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa-Remi është takuar me bashkëluftëtarët nga Lugina.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe i pari i komunës së Preshevës, Shqipëim Arifi.
Në një fotografi të publikuar në Facebook, Remi tha se patën një bisedë vëllazërore për të arriturat në regjion.
Duhet përkujtuar që së fundi Remi është intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Hagë, ku theksoi se ai nuk do të mbrojë UÇK-në, por se UÇK do e mbrojë atë.
Postimi i plotë:
Bashkë me Selim Krasniqi dhe bashkëluftarët, takim me Shqiprim Arifi, Kryetar për Komunën së Preshevës.
Bisedë vllazërore për të arriturat në regjion!
Urime të mbara kryetar!